​Merkel në Sarajevë: BeH një hap nga statusi i kandidatit për BE

Bota

​Merkel në Sarajevë: BeH një hap nga statusi i kandidatit për BE

Më: 9 korrik 2015 Në ora: 17:02

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur sot gjatë vizitës në Bosnje e Hercegovinë kënaqësi për hyrjen në fuqi të Marrëveshje së Stabilizim-Asociimit mes BeH-së dhe Bashkimit Evropian dhe ka theksuar se tani BeH gjendet një hap larg fitimit të statusit të kandidatit.

“E dimë se në anën tjetër para BeH-së qëndrojnë vendime të rënda për t’u marrë, posaçërisht në fushën e reformave ekonomike dhe sociale, por kjo është ajo që do të sigurojë përparim të mëtutjeshëm të vendit:, ka thënë Merkel.

Ajo ka paralajmëruar se deri në fund të vitit në Vjenë do të mbahet takim i liderëve të Ballkanit Perëndimor, si vazhdim i takimit të vitit të kaluar në Berlin, ku do të diskutohet për perspektivat evropiane të rajonit.

Merkel për herë të parë po qëndron në vizitë zyrtare në BeH, ku në Sarajevë u prit me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore. Gjatë ditës së sotme ajo dot ë realizojë edhe një takim me përfaqësuesit të viktimave të Srebrenicës, pas çka do të udhëtojë për Berlin.

Në kuadër të mini-turneut ballkanik, Merkel para Sarajevës dje vizitoi Tiranën, ndërsa sot paradite Beogradin.

Sipas mediave ser be, gjatë takimit me kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe presidentin Tomisllav Nikoliq, Merkel ka thnë se “Serbia mund të llogarisë në përkrahjen e Berlinit” kur është fjala për dialogun me Kosovën dhe ka theksuar se “gatishmëria e palës serbe për kompromis, që viteve të kaluara ka munguar, do të merret parasysh gjatë hapjes së kapitujve” nga procesi negociator me BE-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat