Viktor Orban: Kush kalon kufirin ilegalisht do arrestohet

Bota

Viktor Orban: Kush kalon kufirin ilegalisht do arrestohet

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 17:55

Brenda tre ditë në ishullin Lesbos të Greqisë kanë arritur 22.500 refugjatë, ndërsa numër edhe më të madh pritet të vijnë në ditët në vijim. Por duket se ngjarja mund të eskalojë, pasi Hungaria do fillojë masa më të rrepta kundër tyre, deri në arrestim me burg, për ata që kalojnë ilegalisht kufirin.

“Nëse Greqia nuk mbron siç duhet kufijtë e saj, atëherë do mbrojmë ne tonat,” tha mes tjerash kryeministri Orban.
Parlamenti hungarez do vendos në 21 Shtator, nëse ushtria do dërgohet në kufi, duke u shpallë njëkohësisht Gjendja e Jashtëzakonshme.

Duket se Hungaria nuk ka marrë parasysh rekomandimet e BE-së për ndarjen proporcionale të refugjatëve, duke u bërë pjesë edhe e skenave tragjike të keqtrajtimit ndaj refugjatëve./ Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat