Në Mekë 107 të vdekur dhe 230 të plagosur, vinçi ishte i firmës së Bin Ladenit

Bota

Në Mekë 107 të vdekur dhe 230 të plagosur, vinçi ishte i firmës së Bin Ladenit

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 19:17

(E plotësuar) Numri i personave të cilët kanë humbur jetën pasi një vinç u shemb në Xhaminë e Madhe të Mekës ka shkuar në 107. Ndërkohë, 230 të tjerë kanë kërkuar ndihmë në spital, pasi janë plagosur nga aksidenti që besohet se ka ndodhur për shkak të kohës së keqe.

Mbrojtja Civile në Arabinë Saudite tha se goditja e një vetëtime ka bërë që vinçi të shembet tokë. Incidenti ndodhi në kohën kur shumë njerëz kishin shkuar për lutjet e së premtes, saktësisht në 17:23 me orën lokale.

Me kalimin e orëve, edhe numri i viktimave është rritur. Aktualisht, Meka është duke u përgatitur për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit. Qindra mijëra njerëz pritet që të shkojnë në këtë vend nga e gjithë bota në fund të këtij muaji.

Autoritetet saudite janë përgatitur qysh tani për të përmbushur të gjitha kushtet e pritjes së miliona myslimanëve, të cilët do të mblidhen në vendin e shenjtë të Mekës.

Vitin e kaluar, mbretëria arabe reduktoi numrin e njerëzve të lejuar për të performuar në ritin e Haxhit, kjo për shkak sigurie sepse po punohej për të zmadhuar Xhaminë e Madhe.

Shkon në ​101 numri i të vdekurve në Mekë, vinçi ishte i firmës së Bin Ladenit

Ka shkuar në 101 numri i të vdekurve nga rrëzimi i vinçit në Xhaminë e Madhe të Mekës.

Së paku 200 persona janë të lënduar në aksidentin që besohet se e shkaktuan erërat e fuqishme dhe vetëtimat.

Daily Mail ka publikuar një raport në të cilin thuhet se vinçi i rrëzuar i përket firmës së Bin Ladenit, personi i cili mori përsipër sulmin mbi Kullat Binjake.

Pikërisht në këtë ditë, para 14 vjetësh, në Amerikë u vranë mbi 2 mijë persona nga sulmet me aeroplanë.

Mekë, të paktën 87 të vdekur e 183 të plagosur nga rrëzimi i vinçit

Të paktën 87 persona kanë vdekur, pasi një vinç është shembur në tokë nga një goditje vetëtime mes motit të keq me stuhi në Xhaminë e Madhe të Mekës, këtë të premte, siç ka informuar autoriteti i Mbrojtjes Civile në Arabinë Saudite.

Ky incident vjen vetëm pak javë nga mbajtja e pelegrinazhit të përvitshëm të Haxhit, që kremtohet nga besimtarët myslimanë.

Mbrojtja Civile njoftoi përmes llogarisë në rrjetin social të Twitterit se, rreth 154 persona janë plagosur nga ky aksident, por kreu i këtij institucioni shprehet për "Al Ikhbariya" se numri i viktimave ka shkuar në 87 dhe të plagosurit në 183. Televizioni “Al Arabiya” bëri të ditur më herët se vinçi kishte rënë për shkak të stuhive tepër të forta, që kanë goditur rajonin perëndimor të Arabisë.

Pamje që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë pelegrinë të gjakosur tërësisht, si dhe mbetjet e një pjese vinçi që duket se është përplasur me çatinë e xhamisë.

Autoritetet saudite janë përgatitur qysh tani për të përmbushur të gjitha kushtet e pritjes së miliona myslimanëve, të cilët do të mblidhen në vendin e shenjtë të Mekës. Vitin e kaluar, mbretëria arabe reduktoi numrin e njerëzve të lejuar për të performuar në ritin e Haxhit, kjo për shkak sigurie sepse po punohej për të zmadhuar Xhaminë e Madhe.

Pelegrinazhi, një nga më të mëdhenjtë fetarë në mbarë botën, është prekur nga fatkeqësitë edhe në të kaluarën, kryesisht nga pelegrinë të shtypur mes tyre për shkak të nxitimit të turmës për të përmbushur ritualet dhe më pas të rikthehen në shtëpi. Qindra pelegrinë kanë vdekur në një rast të tillë të ndodhur në vitin 2006.

Së paku 62 të vrarë në Xhaminë e Madhe të Mekës

Qyteti i shenjtë i muslimanëve, Meka, është tronditur ditën e sotme pas rënies së një vinçi në Xhaminë e Madhe të premten, ku sipas autoriteteve saudianë, sëpaku 62 kanë ndërruar jetë, ndërsa 30 tjerë janë
plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5.45 mbas dite. Autoritetet kanë mbyllur momentalisht xhaminë, për të
qartësuar arsyet e rënies së vinçit./ Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat