Serbia kërkon hapjen e kufirit nga Hungaria

Bota

Serbia kërkon hapjen e kufirit nga Hungaria

Më: 15 shtator 2015 Në ora: 22:24

Mbyllja e kufirit mes dy shteteve fqinje ka pasur pasoja të rënda për refugjatët të cilët kanë filluar edhe një grevë urie në protestë për mbylljen e saj.

Edhe qeveria e Serbisë kërkon hapjen e tij dhe kjo duhet të bëhet sëpaku për “fëmijët dhe gratë refugjate”, citohet të ketë thënë ministri serb, Aleksandër Vulin për agjensionin AFP.

Shumica e refugjatëve ndjekin rrugën Greqi-Maqedoni-Serbi-Hungari, për të shkuar në BE. Kjo ka sjellë edhe skena të rënda të refugjatëve në Hungari. /Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat