Refugjatët protestë në Stamboll, nuk u lanë të shkonin në qytetin Edirne

Bota

Refugjatët protestë në Stamboll, nuk u lanë të shkonin në qytetin Edirne

Më: 16 shtator 2015 Në ora: 15:43

Qindra refugjatë kaluan natën jashtë në Stamboll pas një përpjekje e dështuar për të kaluar në Greqi në këmbë

Refugjatët organizuan një protestë para një stacioni të autobusëve në Stamboll, pasi u ndaluan nga autoritetet të hipnin në një autobus për të udhëtuar në qytetin perëndimor të Edirnes.

Më pas refugjatët u detyruan të kalonin natën jashtë në kampin e ngritur pranë autostradës në Edirne.

Një ditë më parë 22 persona u mbytën dhe 211 të tjerë arritën të shpëtoheshin nga fundosja e një varke në brigjet e Bordrumit në Turqi, në përpjekje për të mbërritur në vendet në Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat