​Bosnja: Do t’i pranojmë 5 mijë refugjatë dhe do ta mbyllim kufirin

Bota

​Bosnja: Do t’i pranojmë 5 mijë refugjatë dhe do ta mbyllim kufirin

Më: 18 shtator 2015 Në ora: 19:18

Bosnja dhe Hercegovina ka mundësi për 5 mijë refugjatë e pas kësaj do të mbyllë kufijtë sikurse fqinjët, ka thënë ministri për Siguri Dragan Mektiq.

Ai ka shtuar se Bosnja është e gatshme të jetë vend transit në rast se sigurohet lëshimi i refugjatëve më tutje drejt BE-së, transmeton agjencia Hina.

“Nëse të gjithë kufijtë mbyllët atëherë sigurisht se refugjatët do të vijnë në Bosnjë, por pa mundësi të daljes. Për këtë duhet të kujdesemi që mund të pranojmë aq njerëz sa kemi edhe kapacitet”, ka thënë Mektiq në një konferencë për media.

Ai ka sqaruar se momentalisht kapaciteti i Bosnjës është i tillë që mund të pranojë vetëm 5 mijë njerëz.

Mektiq ka sqaruar se Bosnja ka në dispozicion Qendrën për Azil në Sarajevë, qendrën e refugjatëve në Mostar dhe kazermat boshe që mund të akomodohen njerëzit.

Sipas tij deri më tani në kufijtë e Bosnjës deri më tani nuk është paraqitur asnjë refugjat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat