Austria vijon të presë fluks të madh të refugjatëve

Bota

Austria vijon të presë fluks të madh të refugjatëve

Më: 20 shtator 2015 Në ora: 10:37

Pavarësisht bllokimit të kufijve evropian në Ballkan për të mos lejuar refugjatët të futen në Hungari dhe Kroaci, vetëm gjatë të Shtunës, dje, kanë arritur mbi 13.000 refugjatë në Austri. Shumica e tyre në këmbë përmes kufirit hungarez dhe më pak nga Slovenia. Ndërsa sipas televizionist austriak, ORF, 4500 refugjatë kanë ardhë të Dielën mbrëma nga pika kufitare e Nickelsdorf në Austri. Mbi 300 ushtarë austriakë janë duke patrulluar kufirin në afërsi të këtij fshati.
Shumica e refugjatëve të larguar nga Lindja e Mesmë dëshirojnë të shkojnë në Gjermani, Austri dhe Suedi ku edhe kanë të drejtë azili, por së fundi këta shtete kërkojnë që fluksi i madh të përballohet nga të gjithë vendet e BE-së dhe jo vetëm nga disa shtete të saj./Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat