Hollande: Ne do të qëndrojmë, Rroftë Republika, Rroftë Franca

Bota

Hollande: Ne do të qëndrojmë, Rroftë Republika, Rroftë Franca

Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 02:37

Presidenti i Francës, François Hollande, i është adresuar popullit pas masakrës në rrugët e Parisit. Ai ka thënë se horrori në kryeqytet ka për qëllim që të krijoj pasiguri dhe frikë tek francezët. Ai ka kërkuar dhe është shprehur i bindur se kombi francez është i fortë dhe i përgatitur për të mposhtur terrorizmin. Fjalimin e tij mund ta lexoni më poshtë.

"Të dashur bashkatdhetarë,

Teksa flas, sulme terroriste të përmasave të papara po ndodhin në Paris. Ka dhjetëra të vrarë dhe shumë të plagosur. E gjitha është një skenë horrori.

Me vendim timin janë mobilizuar të gjitha forcat e mundshme për të neutralizuar terroristët dhe për të çliruar të gjitha zonat me terroristë. Për këtë kam kërkuar përforcime nga ushtria. Ajo është në Paris për të siguruar se nuk do të ketë tjetër sulm. Po ashtu kam kërkuar nga kabineti takim që do të mbahet në pak minuta.

Do të merren dy vendime: do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, që do të thotë se gjithçka do të mbyllet, përfshirë edhe trafikun dhe do të ketë kontrolle përgjatë Ile de France. Gjendja e emergjencës vlen për të gjithë vendin.

Vendimi i dytë që kam marrë është që të mbyllen kufijtë. Duhet të jemi të sigurt që askush tjetër nuk do të futet në vend për të kryer krime dhe ata të cilat i kanë kryer ato të arrestohen nëse tentojnë të largohen nga vendi.

E përballur me terrorizëm, Franca duhet të jetë e fortë, e madhe dhe të ketë besim në institucione. Ne do të qëndrojmë.

Duhet po ashtu që të gjithë përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Terroristët duan që të na frikësojnë dhe të na mbushin me dyshim. Normalisht që ka arsye për frikë. Ka dyshime, por përballë tyre është një komb që di ta mbroj veten, që di të mobilizohet dhe të mposht terrorizmin.

Qytetarë të Francës, ne ende nuk kemi përmbyllur operacionin. Ka ende sfida. Në këto momente forcat e rendit janë duke luftuar me terroristët.

Kërkoj nga ju që të besoni në punën e forcave të rendit për të mbrojtur kombin nga sulmet terroriste.

Rroftë Republika, rroftë Franca”, ka thënë Hollande.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat