Pesë të arrestuar në Bruksel në lidhje me sulmet në Paris

Bota

Pesë të arrestuar në Bruksel në lidhje me sulmet në Paris

Më: 15 nëntor 2015 Në ora: 13:59

Autoritetet belge kanë arrestuar pesë persona gjatë kontrolleve që iu kanë bërë shtëpive në Bruksel në lidhje me sulmet vdekjeprurëse në Paris, ka thënë një zyrtar lokal të dielën, por prokurorët nuk e kanë konfirmuar numrin.

“Kanë ndodhur pesë arrestime të ndërlidhura me sulmet në Paris”, ka thënë Francoise Schepmans, kryebashkiak i distriktit Molenbeek në Bruksel ku policia ka kryer disa bastisje të shtunën.

Prokurorët dhe zyrtarët qeveritarë thanë se nuk mund të konfirmojnë numrin e të arrestuarve, ndërsa të shtunën mbrëma thanë se numri i të ndaluarve ka qenë së paku tre.

Prokurorët francezë dhe ata belgë kanë thënë se një veturë e gjetur pranë vendit ku u mbajt koncerti në Paris, ku u ndërmor sulmi më vdekjeprurës të premten, është marrë me qira në Belgjikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat