BE, takim urgjent për Francën

Bota

BE, takim urgjent për Francën

Më: 15 nëntor 2015 Në ora: 14:42

(E plotësuar)- Presidenca luksemburgeze e Bashkimit Evropian vendosi sot thirrjen e një takimi të jashtëzakonshëm të 28 ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të unionit, më 20 nëntor, në Bruksel, rrjedhim i atentateve të përgjakshme të së premtes në Paris.

“Për shkak të ngjarjeve tragjike të Parisit, ky takim do të zhvillohet për të forcuar kundërpërgjigjen evropiane dhe për të siguruar zbatimin në praktikë të masave që do të merren”, thuhet në komunikatën zyrtare të rastit.

***
Luksemburgu, i cili mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, ka thirrur një takim urgjent të ministrave të drejtësisë më 20 nëntor.

Takimi është thirrur me kërkesë të Francës, pas sulmeve terroriste në Paris.

“E përballur me barbarizëm dhe terrorizëm, Evropa qëndron e bashkuar me Francën”, thuhet në deklaratën e zyrtarëve të Luksemburgut.

Nga sulmet në Paris kanë humbur jetën së paku 129 persona, ndërsa mbi 350 janë plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat