Gjermania i bashkohet koalicionit anti-ISIS

Bota

Gjermania i bashkohet koalicionit anti-ISIS

Më: 4 dhjetor 2015 Në ora: 12:06

Shteti ekonomikisht më i fuqishëm i Europës i ka thënë “Po” bashkimit në luftën që tanimë janë duke e zhvilluar një numër demokracish perëndimore ndaj ISIS-it.

Parlamenti gjerman ka votuar në favor të dërgimit të trupave ushtarake gjermane për të mbështetur koalicionin që po lufton Shtetin Islamik në Siri.

Deputetët e parlamentit e dhanë votën e tyre “Për” një plan kontrovers – një rol jo-luftues i Gjermanisë.

Aviontët tornado dhe rreth 1,200 ushtarë do të dërgohen në atë rajon.

Vota vjen pas kërkesës së Francës, si rrjedhojë e sulmeve në Paris muajin e shkuar. Ministrat besojnë se Gjermania është një nga caqet e ISIS-it gjithashtu.

“Nuk do të mund ta imagjinoja këtë gjë dy vjet më parë” ka thënë ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen.

Ky do të jetë misioni ushtarak më i madh gjerman, me mandat njëvjeç fillimisht, ndërsa pritet të kushtojë 134 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat