Erdogan: Sulmuesi vetëvrarës ka dorë në eksplodim

Bota

Erdogan: Sulmuesi vetëvrarës ka dorë në eksplodim

Më: 12 janar 2016 Në ora: 13:34

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se një person me origjinë nga Siria mendohet se është përgjegjës për eksplodimin vdekjeprurës në Stamboll.

Së paku 10 vetë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur nga ky shpërthim në rajonin Sultanahmet, që është destinim kryesor turisitik në Stamboll.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka shpallur ndalesë për transmetime lidhur me këtë shpërthim, duke e shfrytëzuar ligjin që mundëson masa të këtilla, kur potencialisht kërcënohet siguria kombëtare dhe rendi publik.

Gjatë muajve të kaluar, kurdët, majtistët dhe militantët islamikë kanë ndërmarrë sulme në Turqi.

Në muajin tetor, nga dy sulme vetëvrasëse me bomba në kryeqytetin Ankara, janë vrarë më se 100 vetë.

Prokurorët thanë se sulmi ishte kryer nga militantët e Shtetit Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat