Policia turke arreston tre rusë

Bota

Policia turke arreston tre rusë

Nga: F.D. Më: 13 janar 2016 Në ora: 09:56

Autoritetet e sigurisë turke kanë arrestuar 19 të dyshuar, si të lidhur me sulmin e së martës në Stamboll, ku mbetën të vrarë dhjetë persona (tetë gjermanë) dhe pesëmbëdhjetë të tjerë u plagosën.

"Mes të arrestuarve janë edhe tre rusë në Antalya, të cilët dyshohen se janë të lidhur me ISIS," shkruan Der Spiegel, përcjell Bota sot.

Lajmi konfirmohet edhe nga konsulata ruse, ndërsa të dyshuarve u janë gjetur edhe CD të ekstremistëve. Gjatë së mërkurës, sot, pritet të mbërrijë në vendngjarja edhe ministri i brendshëm gjerman Thomas Maizere, ku do takohet me kolegun turk Efkan Ala./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat