SHBA do të zgjerojë programin e refugjatëve

Bota

SHBA do të zgjerojë programin e refugjatëve

Më: 14 janar 2016 Në ora: 01:24

Sekretari i Shtetit John Kerry njoftoi plane për të zgjeruar programin e SHBA për sistemimin e refugjatëve.

Në një fjalim të mbajtur të mërkurën në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, zoti Kerry tha se zgjerimi i programit do të ndihmojë individët dhe familjet "e pambrojtura" nga El Salvadori, Guatemala dhe Hondurasi dhe do t'u ofrojë atyre alternativa të sigurta, në vend të udhëtimeve të rrezikshme që ndërmarrin shumë prej tyre.

"Kriza e refugjatëve nuk është vetëm një problem sirian, as një problem i Lindjes së Mesme, as një problem evropian apo afrikan", tha zoti Kerry.

Ajo është një "sfidë globale me përmasa historike," tha ai.

Zoti Kerry tha gjithashtu se Presidenti Barak Obama do të organizojë një samit me temë ndihmën për refugjatët, në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB këtë vjeshtë.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit falenderoi Iranin për bashkëpunimin e tij në lirimin e 10 marinarëve të ndaluar amerikanë, por nuk ofroi ndjesë për incidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat