Ura e Bosforit do të quhet “Ura e dëshmorëve”

Bota

Ura e Bosforit do të quhet “Ura e dëshmorëve”

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 23:23
ilustrim

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim ka deklaruar se ura e Bosforit në të ardhmen do të mbajë emrin “Ura e dëshmorëve”.

Ashtu do të quhet për nder të civilëve që kanë humbur jetën duke rezistuar gjatë tentimit të dështuar të grusht shtetit të 15 korrik.

 Vendimi për ndryshimin e emrit të urës është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë, raporton Asociated Press.

 Yildirim ka thënë se edhe në Ankara dhe Stamboll do të ngriten përmendore në nderim të civilëve të vrarë gjatë pucit ushtarak ku u vranë 200  njerëz,

 Ura e Bosforit është njëra nga dy urat e mëdha në Stamboll ku ndahet pjesa e qytetit  evropiane dhe aziatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat