Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Mogadishus

Bota

Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Mogadishus

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 09:34
Shpërthimi

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pranë aeroportit të kryeqytetit somalez Mogadishu bëjnë të ditur mediat lokale citon BBC

Një tym i madh mund të shihet në zonë ku ndodhet dhe një bazë e forcave paqëruajtëse të Unionit Afrikan.

 Gazetarët lokalë informojnë se shpërthimi është shkaktuar nga dy bomba.

Një gazetar i tha Al Jazeera se shihte ambulanca që po transportonin disa të plagosur.

Grupi i armatosur Al-Shabab i ka thënë Al Jazeera se ishte përgjegjës për sulmin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat