Ndahet grupi xhihadist al-Nusra nga al-Qaeda

Bota

Ndahet grupi xhihadist al-Nusra nga al-Qaeda

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 18:53
Abu Mohammed al-Julani

Grupi xhihadist sirian Jabhat al-Nusra, i njohur edhe si fronti al-Nusra, ka shpallur ndarjen e tij nga al-Qaeda.

Lideri i grupit Abu Mohammed al-Julani, në mesazhin e tij të parë të incizuar, ka deklaruar që tani do të quhen  Jabhat Fath al-Sham (Fronti i Sirisë së Pushtuar).

Kuptohet që grupi shpreson që të krijoj aleanca të reja me grupe të tjera islamike të cilat janë duke luftuar në Siri.

Zëvendës komandanti i Al-Qaeda, ka dhënë pëlqimin për largimit e grupit.

Në video incizimin e transmetuar nga televizioni al-Jazeera, al-Julani ka falënderuar liderët e al-Qaeda që kanë kuptuar arsyet për shkëputje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat