Erdogan i kërkon personalisht Obamës kokën e Gulenit

Bota

Erdogan i kërkon personalisht Obamës kokën e Gulenit

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 19:53
Recep Tayyip Erdogan, Barack Obama

Presidenti turk Recep Tayiip Erdogan ka thënë të enjten se ShBA-ja si partner strategjik i Turqisë, duhet të lehtësojë ekstradimin e klerikut turk me bazë në ShBA, të cilin Ankaraja e fajëson për orkestrimin e grushtit të dështuar ushtarak muajin e kaluar, shkruan NBC.

Erdogan tha se ka kërkuar personalisht nga presidenti amerikan Barack Obama që të ekstradojë Fetullah Gulenin në Turqi.

Washingtoni ka reaguar me kujdes  duke thënë se ka nevojë  për prova të qarta, për të provuar përfshirjen e Gylenit në  puçin e dështuar më 15 korrik.

"Unë personalisht  i kërkova Obamës të ekstradojë Gulenin një vit më parë. I kam kërkuar përsëri pas ngjarjeve të fundit," tha Erdogan në Ankara.

"Gjërat janë duke lëvizur në një drejtim tjetër në vendin tonë, dhe një partner strategjik nuk duhet të ia vështirësojë punën  partnerit të saj”, ka thënë Erdogan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat