Sulmi terrorist në Turqi, deri tani 22 të vdekur dhe 90 të plagosur

Bota

Sulmi terrorist në Turqi, deri tani 22 të vdekur dhe 90 të plagosur

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 23:21
Shperthimi

(E plotësuar) - Një shpërthim vetëvrasës ka ndodhur në Turqi të shtunën mbrëma dhe të paktën 22 persona janë vrarë, dhe 90 të tjerë janë plagosur.

Sipas Reuters, një kamikaz ka hedhur vetën në erë në një dasmë në Gaziantep, qytet ky i cili ndodhet në kufi me Sirinë.

Guvernatori i qytetit Gaziantep, Ali Yerlikaya, e ka cilësuar ngjarjen si “sulm terrorist”.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përsipër këtë sulm.

Tronditet Turqia, 8 persona vdesin në sulmin vetëvrasës në dasmë

Një shpërthim vetëvrasës ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Turqi, teksa një kamikaz hodhi veten në erë në një dasmë.

Ngjarja ndodhi në Gaziantep, qytet në kufi me Sirinë, teksa raportohet se 8 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Guvernatori i qytetit Gaziantep tha se ngjarja është një sulm terrorist. Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër sulmin vetëvrasës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat