Tërmeti në Itali - Papa Francesku premton se do të vizitojë zonat e prekura

Bota

Tërmeti në Itali - Papa Francesku premton se do të vizitojë zonat e prekura

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 17:41
Papa Francesku

Papa Francesku premtoi të dielën se do të vizitojë zonat e prekura nga tërmeti ën Italinë qendrore sa më shpejt të jetë e mundur për të ngushëlluar të mbijetuarit. Pesë ditë pas tërmetit shkatërrues që la pas të paktën 290 të vdekur, në fjalimin e tij të përjavshëm në Vatikan, ati i shenjtë u shpreh:

Papa: Të dashur vëllezër e motra, do të vij t’iu takoj sa më shpejt të jetë e mundur për tu sjellë personalisht ngushëllimin e fesë, përqafimin atëror dhe mbështetjen e shpresës së krishterë. Serioziteti me të cilin po punojnë autoritet po tregon sa e rëndësishëm është solidariteti për të kaluar prova të tilla të dhimbshme.

Departamenti i Mbrojtjes Civile  italiane tha se numri i viktimave është 290, nga 291 që kishte deklaruar pak më herët. Në mesin e viktimave ndodhet një numër i konsideruar të huajsh. Ministria e Jashtme rumune tha se 11 shtetas kanë humbur jetën, teksa tashmë dihet se shumë rumunë jetojnë dhe punojnë në Itali.

Sakaq muzetë në të gjithë Italinë do të dhurojë të ardhurat nga shitja e biletave të së dielës për të ndihmuar në përpjekjet e rindërtimit të zonave të shkatërruara thuajse totalisht nga tërmeti, kurse ekipet e futbollit do të mbajnë një minutë heshtje para ndeshjeve në respekt të viktimave.

Qeveria italiane ka premtuar se do të rindërtojë zonat e shkatërruara, duke u shprehur se do të mësojë nga gabimet e të kaluarës.  Zona qendrore e Italisë goditet shpesh nga tërmet, ku në 2009 309 persona humbën jetën si pasojë e lëkundjeve sizmike në Akuila.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat