Video e frikshme e ISIS-it: “Engjëlli i bardhë” ekzekutor

Bota

Video e frikshme e ISIS-it: “Engjëlli i bardhë” ekzekutor

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 12:59
Pamje nga video

Xhihadistët e ISIS-it kanë publikuar një video të re në të cilën shihet një djalë i vogël flokëbardhë se si e vret një të burgosur që dyshohej për spiunim.

Siç raporton Daily Mail video është bërë në Mosul, territorin më të fuqishëm i ISIS-it në Irak.

 Video-xhirimi i cili është emëruar “Nëse kthehesh, do kthehemi edhe ne” është publikuar të hënën dhe në të flitet për sulme ajrore.

 Djali që besohet se nuk i ka më shumë se dhjetë vjet shihet i veshur në uniformë ushtarake dhe në dorë mban revole. Një mashkull më i vjetër e ndihmon që të rregullojë revolen dhe i flet djalit që ta vrasë të burgosurin që rri me shpinë kthyer nga djali.

Kohët e fundit ekstremistët e ISIS-it shpesh i shfrytëzojnë  fëmijët për propagandë edhe si vetëvrasës me bomba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat