Policia e Ugandës nuk e ka lejuar mbajtjen e paradës së homoseksualëve në dy qytete turistike jashtë kryeqytetit, Kampala.
Aktivisti për të drejtat e homoseksualëve, Frank Mugisha, ka thënë se më shumë se 100 persona të komunitetit LGBTI tentuan të merrnin pjesë në festimin e paradës së homoseksualëve në Entebbe afër Lake Victoria.
Por, policia i ka kthyer shumicën prej tyre në Kampala përmes minibusëve.
Bile, ministri i Ugandës për Etika dhe Integritet kishte kërcënuar se do t’i mobilizonte disa grupe për t’i sulmuar pjesëmarrësit në paradë.
Homoseksualiteti është i ndaluar në Uganda.