Arrestohet ish-ministri i Financave në Brazil

Bota

Arrestohet ish-ministri i Financave në Brazil

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 16:40
Antonio Palocci

Një ish-ministër i Financave gjatë mandatit të presidentëve brazilianë, Luiz Inacio Lula da Silva dhe Dilma Rousseff, Antonio Palocci u arrestua sot në kuadër të hetimit për skandalin e korrupsionit Petrobas, njoftuan mediat.

Antonio Palocci, ministër i Financave i Lulas midis viteve 2003 dhe 2006 dhe shef i kabinetit i zgjedhur nga Dilma Rousseff në 2011, si një nga personalitetet më me influencë të Partisë së Punëtorëve (PT), u arrestua në kuadër të kësaj çështje, në të cilën ish-presidenti Lula është në proces hetimi për korrupsion dhe pastrim parash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat