Kirby: Moska dhe Damasku me forcë duan ta pushtojnë Aleppon

Bota

Kirby: Moska dhe Damasku me forcë duan ta pushtojnë Aleppon

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 10:48
John Kirby

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, sot deklaroi se Rusia dhe forcat qeveritare në Siri me forcë duan ta pushtojnë qytetin Aleppo.

"Ajo që po shohim në disa nga ditët e fundit nuk është asgjë tjetër përveç tentimit që me forcë të pushtohet Aleppo", tha Kirby në konferencën për shtyp dhe shtoi se "qyteti është nën rrethim".

Kirby, gjithashtu, gazetarëve u tha se aviacioni rus dhe sirian, gjoja, me qëllim po kryejnë sulme ndaj civilëve në rajon, theksojnë mediat ruse. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat