Samit Gjermani, Francë, Rusi, Ukrainë për zgjidhjen e krizës ukrainase

Bota

Samit Gjermani, Francë, Rusi, Ukrainë për zgjidhjen e krizës ukrainase

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 12:47
Ilustrim

Presidentët rus, Vladimir Putin, francez, François Hollande, ukrainas, Petro Poroschenko dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel do të takohen nesër për të vlerësuar zbatimin e marrëveshjeve të Minskut që parashikojnë zgjidhjen e krizës ukrainase, njoftoi sot Parisi dhe Berlini

“Kancelarja gjermane ka ftuar tre presidentët për të vlerësuar zbatimin e marrëveshjeve të Minskut që prej takimit të fundit të këtij lloji, më 2 janar 2015 në Paris”, sipas një komunikate të kancelarisë.

“Ky samit do të mundësojë gjithashtu diskutime për etapat e ardhshme të procesit në kuadër të një zgjidhjeje të krizës në lindje të Ukrainës”, sipas një komunikate të presidencës franceze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat