Televizioni maroken kërkon falje që i këshilloi gratë se si t’i mbulonin shenjat e dhunës familjare

Bota

Televizioni maroken kërkon falje që i këshilloi gratë se si t’i mbulonin shenjat e dhunës familjare

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 16:33
Ilustrim

Një video e shkurtër e transmetuar në televizionin maroken, e cila ofroi këshilla në përdorimin e grimit për t’i mbuluar shenjat e dhunës familjare dhe abuzimit, u kritikua ashpër dhe madje pa nisjen e një peticioni kundër tij nga gratë e indinjuara.

Tash, televizioni maroken “2M” ka kërkuar falje për transmetimin e videos.

Emisioni i përditshëm i grave “Sabahiyat” ka kërkuar falje sot për transmetimin e videon javën e kaluar, si dhe ka premtuar se do të jetë më preciz në të ardhmen.

Programi paraqiti një demonstrim “për t’ju treguar juve [gra] grimin që mund ta përdorni për t’i mbuluar të mavijosurat në fytyrën tuaj” dhe atë pikërisht të mërkurën e kaluar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave.

Deri të premten, videoja e postuar në internet shkaktoi zemërim në mediat sociale. Një peticion i nënshkruar nga gati 2.000 persona iu dërgua Autoritetit të Lartë të Marokut për Komunikime Audiovizuale, i cili e ka thirrur një takim për sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat