Normalizimi i marrëdhënieve Turqi/Izrael: Pas gjashtë vjetësh ambasadori izraelit vjen të enjten

Bota

Normalizimi i marrëdhënieve Turqi/Izrael: Pas gjashtë vjetësh ambasadori izraelit vjen të enjten

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 30 nëntor 2016 Në ora: 12:36
Erfogan, Netanjahu

Ambasadori izraelit i akredituar në Ankara, Eitan Naeh do vijë në Turqi të enjten. Ai ka marrë letrat kredenciale nga presidenti Rexhep Taip Erdogan. Momentalisht Naeh ishte ambasador i izraelit në Londër, ndërsa kishte punuar në Turqi gjatë viteve 1993, shkruan Daily Sabah, përcjell botasot.info.

Shkëmbimi i ambasadorëve mes Turqisë dhe Izraelit vjen si pasojë e përmirësimit të marrëdhënieve mes dyja vendeve, si pasojë e incidentit Mavi Marmara, ku nga ushtarët izraelitë u vranë dhjetë aktivistë që dërgonin ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

Izraeli gjithashtu ra dakord që të dëmshpërblejë familjarët e viktimave me 20 milion euro./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat