Parlamenti izraelit e ndalon minifundin

Bota

Parlamenti izraelit e ndalon minifundin

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 15:33
Parlamenti izraelit

Parlamenti i Izraelit e ka ndalur veshjen e minifundit dhe rrobave të tjera të shkurtra për të gjithë politikanët, punëtorët dhe vizitorët e parlamentit.

Kodi i korrigjuar i veshjes në parlamentin e Izraelit të njohur si Knesset, futet në fuqi menjëherë dhe vlen për të gjithë personat që futen në ndërtesë të saj, kanë thënë zyrtarët izraelitë.

“Hyrja në Knesset është e lejuar vetëm me veshje të duhur,” thuhet në një njoftim në ueb sajtin zyrtar të Knessetit.

Zëdhënësi i Knesset, Yotam Yakir, ka thënë se kodi i veshjes veç kishte ekzistuar, por se ishte i paqartë dhe i zbatuar dobët.

“Ky s’është kod i ri, është në fakt korrigjim i kodit të kaluar të veshjes, i cili ka qarkulluar javë më parë dhe ka për qëllim që, sa më shumë që të jetë e mundur, të qartësojë paqartësinë që ka ekzistuar në të kaluarën, duke shprehur ndjeshmëri dhe tentuar që të mos i lëndojë ndjenjat e vizitorëve dhe mysafirëve tanë,” ka thënë ai për Times of Israel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat