Johnson: Situata në Alepo nuk është një fitore për Assadin e as Putinin

Bota

Johnson: Situata në Alepo nuk është një fitore për Assadin e as Putinin

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 07:06
Boris Johnson

Avancimi i regjimit sirian në lagjet e Alepos në Siri nuk është një fitore për Assad apo Putin, konfirmoi ka thënë ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson.

“Sinqerisht mendoj se është gabim të besosh se ajo që ndodh në Alepo apo në zona të tjera të mbajtura nga rebelët mund të konsiderohet si një fitore për Assad apo Putin”, deklaroi Johnson,

Avancimi i regjimit të presidentit, Bachar al-Assad në këtë front kryesor të luftës vazhdon pavarësisht protestave të perëndimorëve për vdekjen e civilëve dhe eksodin e dhjetëra mijëra të tjerëve.

Pyetur nëse këto avancime nënkuptojnë një fitore të regjimit të Bashar al-Assad, Johnson u përgjigj: “Fitore? Por çfarë do të fitojë?”

“Është e pamundur të imagjinosh që populli sirian, që miliona mes tyre do të bëjë paqe me një regjim të drejtuar nga Assad”, theksoi ai.

“Ka miliona sirianë që nuk do ta pranojnë këtë përfundim, që do të vazhdojnë të luftojnë, pra zgjidhja më e mirë për presidentin Putin dhe marionetat që mbështe është të ulet në tryezën e negociatave të nënshkruajë një marrëveshje për ta ndarë Sirinë nga regjimi i Assad”, nënvizoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat