Doktrinë e re për sigurinë e informacionit në Rusi

Bota

Doktrinë e re për sigurinë e informacionit në Rusi

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 23:31
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dokumentin për një “doktrinë të re për sigurinë e informacionit”, e cila zëvendëson atë të vitit 2 mijë, kur ai erdhi në pushtet. Ekspertët në Moskë po thonë se dokumenti i ri reflekton politikat përherë e më shtypëse të Kremlinit ndaj medias dhe shoqërisë civile në përgjithësi.

Dokumenti 16-faqesh është përshkruar si “një udhëzues për planifikim strategjik me synimin për të forcuar sigurinë kombëtare” dhe “baza për formulimin e politikës shtetërore dhe zhvillimin e marrëdhënieve me publikun në fushën e sigurisë së informacionit.”

Ekspertët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, të cilët formuluan doktrinën e re e përshkruajnë mjedisin e informacionit në Rusi thuajse sipas stilit ushtarak. Atje thuhet se shtetet e huaja po i fuqizojnë aktivitetet e tyre të zbulimit me objektiv Rusinë dhe se janë duke u shtuar kërcënimet nga përdorimi i teknologjisë së informacionit, me synimin për të dëmtuar sovranitetin, integritetin territorial, si dhe stabilitetin politik dhe social të Federatës Ruse. Ekspertët thonë se dokumenti tregon një mungesë të plotë të besimit ndaj gjithshkaje të huaj nga autoritetet ruse./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat