Rusia dhe Turqia kryejnë sulmin e parë të përbashkët ajror kundër ISIS

Bota

Rusia dhe Turqia kryejnë sulmin e parë të përbashkët ajror kundër ISIS

Më: 18 janar 2017 Në ora: 22:40
Ilustrim

Avionët rusë dhe turq kanë kryer sulmin e tyre të parë, të përbashkët ndaj të të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS) brenda Sirisë.

Për këto sulme ka njoftuar ministria e mbrojtjes ruse.

ISIS ishte shënjestër në periferi të qytetit të al-Bab, provincë e Aleppo-s, ku Turqia pësoi humbje të rënda muajin e kaluar duke u ndeshur me grupin në terren.

Ushtria turke u citua nga Reuters të ketë thënë se Rusia ka kryer sulme ajrore “në bashkëpunim me Turqinë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat