Putin tregon se çka çoi në vrasjen aksidentale të 3 ushtarëve turq në sulmin ajror rus

Bota

Putin tregon se çka çoi në vrasjen aksidentale të 3 ushtarëve turq në sulmin ajror rus

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 17:57
ilustrim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka thënë sot homologut të vet turk, Tayyip Erdogan, se bashkëpunimi i dobët mes Moskës dhe Ankarasë është fajtori kryesor për vrasjen aksidentale të tre ushtarëve turq në sulmet ajrore ruse në Siri, raporton agjencia e lajmeve, RIA.

Ndërkohë, sot më herët, RIA e citoi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, tek e ketë konfirmuar se aeroplanët luftarakë rusë i kanë vrarë aksidentalisht tre ushtarë turq në një sulm ajror që kishte shkuar gabimisht në veri të Sirisë.

Kremlini, po ashtu sot në mëngjes njoftoi se Putin dhe Erdogan u pajtuan në një bisedë telefonike për ta rritur bashkëpunimin ushtarakë kundër ISIS-it në Siri, pas këtij incidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat