Vazhdon greva në Evzoni, takimi me ministrin nuk solli rezultate

Bota

Vazhdon greva në Evzoni, takimi me ministrin nuk solli rezultate

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 17:05
Ilustrim

Negociatat mes qeverisë dhe bujqve grekë, të cilët tashmë tre javë bllokojnë rrugë në shenjë proteste kundër kursimit, nuk sollën deri në kompromis mbrëmë, pas çka sindikatat njoftuan se vazhdojnë bllokimet.

Ministri i Bujqësisë, Evangelos Apostolu e udhëhoqi delegacionin qeveritar, i cili gjatë tre orëve negocionte me sindikatat, të cilat i përfaqësojnë bujqit në Greqi.

Ndërsa Vangelis Butas nga Komiteti koordinues i fermerëve, u bëri thirrje “të gjithë grekëve” të bashkëngjiten në protestat e bujqve në qendrën e Athinës të martën dhe tha se bllokimet rrugore do të vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat