Vritet Rachid Kassim, ‘truri’ i atentateve të fundit në Francë

Bota

Vritet Rachid Kassim, ‘truri’ i atentateve të fundit në Francë

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 20:53
Rachid Kassim

Autoritetet amerikane kanë deklaruar se kanë vrarë ish-reperin, Rachid Kassim armiku publik numër një i Francës i njohur për propagandën e tij pro ISIS.

Sipas burimeve, ekstremisti islamik është goditur nga një dron amerikan në Mosul të Irakut.

Kassim konsiderohet nxitësi i vrasjes së At Zhak Hamel në kishën franceze të Saint-Étienne-du-Rouvray, pranë Rouenit në korrik të 2016.

Lajmi për vrasjen e tij tashmë po verifikohet nga 007 franceze. Mediat franceze thonë se ky informacion ka ardhur direkt nga CIA.

Nga Siria, Rachid Kassim, ka drejtuar xhihadistët që sulmuan Francën kohët e fundit.

Ish-animatori, këngëtari i repit që këndonte dikur një këngë që titullohej: Unë jam terrorist, Rachid Kassim, ishte baba i tre fëmijëve.

Ai  prej kohësh kërkohej nga shërbimi inteligjent francez.

Rachid Kassim është identifikuar si urdhëruesi dhe motivuesi i pjesës më të madhe të atentateve të fundit, nga Nisa deri në vrasjen e Priftit në Ruen, si dhe vrasjen e një çifti policësh në Mganvij në qershor, e deri tek komandoja e grave që lanë bomblat e gazit në automjetin e parkuar pranë Notre Dame..

Kassim është shpallur në kërkim që kur u nis për në Siri në vitin 2012.

Nga viti 2015, nëpërmjet rrjeteve sociale, ai u bënte apel xhihadistëve në Francë që të hidheshin në veprim, u jepte këshilla dhe u siguronte kontaktet me grupet terroriste.

Ai vepronte sidomos me anë të Telegramit, shërbim i kodifikuar postar në internet dhe që preferohet nga xhihadistët pasi është më i blinduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat