Ngritje drastike për shpenzimet ushtarake, ja kush sundon eksportet dhe kush është importuesi më i madh i armëve

Bota

Ngritje drastike për shpenzimet ushtarake, ja kush sundon eksportet dhe kush është importuesi më i madh i armëve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 shkurt 2017 Në ora: 10:47
Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara

Një çerekshekulli pas përfundimit të Luftës së Ftohtë gara për armatime është rritur ndjeshëm. Në këtë përfundim ka ardhur instituti suedez për paqe, Sipri. Në pesë vitet e fundit shpenzimet ushtarake kanë qenë më të larta prej 1990. Volumi i shpenzimeve në intervalin 2012-2016 ka qenë për 8.4 përqind më shumë sesa 2007-2011, përcjell botasot.info.

Eksportuesit më të mëdhej sipas Sipri janë SHBA dhe Rusia, që sëbashku sundojnë 56 përqind të tregut, ndjekur nga Kina me 6.2 përqind. Eksportet gjermane në pesë vitet e fundit janë zvogëluar për 36 përqind, por ndodhet në vendin e pestë me 5.6 përqind, menjëherë pas Franzës me 6 përqind.

Importuesi më i madh: India

“SHBA furnziojnë me armatime sëpaku njëqind vete - dukshëm më shumë se çdo eksportues tjetër,” tha Aude Fleurant, drejtori i institutit suedez. Rusia eksporton 23 përqind të armëve botërore dhe atë kryesisht në vende si India, Vietnami, Kina dhe Algjeria.
Importuesi më i madh është fuqia atomike, India, me 13 përqind të tregut global. Rritja të madhe të importeve kanë shënuar vendet e Lindjes së Mesme, Arabia Saudite dhe Katari me 212 dhe 245 përqind respektivisht në katër vitet e fundit.

Rritje të importeve ka shënuar edhe Vietnami, i cili nga vendi i 29 para një viti tash është ngritur në vendin e dhjetë. /Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat