SHBA-Japonia kërkojnë respektimin e marrëveshjeve për politika devizore

Bota

SHBA-Japonia kërkojnë respektimin e marrëveshjeve për politika devizore

Më: 17 mars 2017 Në ora: 18:29
Takimi Aso-Menuçi

Ministri japonez i Financave, Taro Aso është pajtuar të premten me kolegun e tij amerikan Stiven Menuçi për nevojën e respektimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të G7 dhe G20 për politikat devizore.

“Jemi dakorduar se është e rëndësishme të ruajmë marrëveshjet e arritura në kuadër të G7 dhe G20 për politikat devizore”, tha Aso pas takimit me Menuçi në margjinat e takimit të ministrave të Financave nga Grupi 20 në qytezën gjermane Baden-Baden, transmeton agjencia Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat