‘Aksion urgjent’ për gruan 60 vjeçare në burg

Bota

‘Aksion urgjent’ për gruan 60 vjeçare në burg

Më: 20 mars 2017 Në ora: 17:13
Chen Huixia

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut është duke marrë një aksion urgjent për Falun Gong, për shkak të së cilës një grua është në burg.

Chen Huixia, e cila është rreth të 60’tave, është arrestuar dhe ka tre vjet që është në burg. Sipas një raporti, ajo është arrestuar sepse ka praktikuar Falun Gong, gjithashtu e njohur si Falun Dafa.

Falun Gong është një traditë e disciplinës së meditimit e cila është praktikuar nga dhjetëra miliona njerëz në Kinë, para se udhëheqësi Jiang Zemin urdhëroi që kjo disciplinë të shuhet në vitin 1999.

Kampanja e Jiang përfshiu forma nga më të ndryshmet të dhunës, torturës, madje edhe vdekjes.

Sipas raportit, të publikuar me 21 shkurt, familja e Chen nuk ka qenë e lejuar që ta vizitojnë atë që nga korriku i vitit të shkuar.

Chen është marrë nga policia në korrik të vitit 2017 dhe i është nënshtruar formave ekstreme të torturës.

Ajo madje nuk ka pasur avokat deri në nëntor të vitit 2016, nga që të gjithë avokatët që i thirrur familja e saj për t’u marrë me rastin, kanë refuzuar sepse kanë besuar se autoritetet nuk do t’i lejojnë të punojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat