Lideri bjellorus thotë se janë arrestuar 20 persona të armatosur

Bota

Lideri bjellorus thotë se janë arrestuar 20 persona të armatosur

Më: 21 mars 2017 Në ora: 14:15
Presidenti i Bjellorusisë Alyaksandr Lukashenka

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka ka thënë sot se rreth 20 militantë të armatosur, të cilët kanë planifikuar “provokim të armatosur” në Bjellorusi, janë arrestuar.

Lukashenka pretendon se të dyshuarit janë trajnuar në kampet e militantëve në Bjellorusi, Ukrainë dhe “me gjasë” në Lituani dhe Poloni. Ai gjithashtu ka akuzuar se burime në Lituani dhe Poloni, financojnë aktivitetet e të arrestuarve.

Deklarata e Likashenkas vjen vetëm një ditë pasi ai tha se kundërshtarët politik në vend, dëshirojnë “të krijojnë tensione në Bjellorusi” dhe se ata, sipas tij, “kanë mbështetje financiare nga perëndimi dhe shërbimet sekrete”.

Mijëra bjellorusë janë duke protestuar për një taksë ndaj të papunëve.

Protestat kanë vazhduar edhe pse Lukashenka e ka tërhequr këtë taksë.

Më shumë se 150 protestues janë arrestuar që prej 1 marsit. Dhjetra të tjerë ose janë gjobirut ose janë dënuar deri me 15 ditë burgim.

Nuk ka pasur raportime se protestuesit kanë qenë të armatosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat