Në prag lufta e madhe: Rusia dërgon luftanijen për të mbrojtur Bashar al-Assad

Bota

Në prag lufta e madhe: Rusia dërgon luftanijen për të mbrojtur Bashar al-Assad

Më: 7 prill 2017 Në ora: 18:23
Putin dhe destrojeri rus

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar dislokimin e destrojerit rus për të mbrojtur bregdetin sirian dhe u zotua për të forcuar mbrojtjen e Bashar al-Assad kundër raketave amerikane, duke u rritur edhe më tej tensionet për luftë të madhe mes Rusisë dhe Perëndimit.

Me urdhër të Presidentit Vlladimir Putin, destrojeri Admiral Grigorovich i armatosur me raketa dhe sistem vetë-mbrojtjes është kthyer nga lundrimi nga Deti i Zi dhe është afruar bregut së Detit Mesdhe në drejtim të Sirisë, për të paralandalur sulm tjetër nga ushtria amerikane e cila është pozicionuar me dy luftanije “USS Ross” dhe “USS Porter”.

Image

Destrojeri do të kalojë përmes ujërave të Mesdheut Lindor, ku gjenden anijet amerikane “USS Ross” dhe “USS Porter” nga të cilat janë gjuajtur 59 raketa Tomahawk e që cak ishte baza ajrore ushtarake al-Shayrat Asadit pranë Homs në orët e para të ditës së sotme, nga ku besohet të ketë pasur burimin sulmi me gaz nervor sarin në Khan Sheikhun në Idlib.

Putin sot e quajti atë një “akt i paligjshëm i agresioni” dhe gjithashtu ka pezulluar një marrëveshje me SHBA, që ka për qëllim të parandalojë incidentet ajrore në vendet e Lindjes së Mesme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat