Dorëzohet grupi militant që ka kryer më shumë se 800 vrasje

Bota

Dorëzohet grupi militant që ka kryer më shumë se 800 vrasje

Më: 8 prill 2017 Në ora: 09:56
Grupi militant Basque Eta

Grupi militant Basque Eta ka filluar procesin e dorëzimit të armëve para se të çarmatosen plotësisht. Grupi Eta deri tani kanë vepruar në jug të Francës

Txetx Etcheverry, një pjesëtar i grupit tha se disa armë tashmë ishin dorëzuar, por ai nuk dha detaje të tjera për agjencinë e lajmeve AFP, apo llojin e armëve që ishin dorëzuar, duke argumentuar se detaje të tilla ishin "konfidenciale".

Eta thotë se do të dorëzojë të gjitha armët e saj dhe eksplozivët.

Grupi Eta kanë vrarë më shumë se 800 persona dhe plagosur mijëra në mbi 40 vjet të dhunës që synojnë pavarësinë baske.

Grupi deklaroi një armëpushim në vitin 2011, por nuk u çarmatos. Spanja refuzon të negociojë me Eta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat