Aeroplanët luftarakë amerikanë F-35 mbërrijnë për herë të parë në Evropë, për të “frenuar” Rusinë!

Bota

Aeroplanët luftarakë amerikanë F-35 mbërrijnë për herë të parë në Evropë, për të “frenuar” Rusinë!

Më: 16 prill 2017 Në ora: 07:09
F-35

Një flotë me aeroplanë luftarakë F-35 ka ardhur në Evropë nga Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një stërvitje të planifikuar të NATO-s që synon të “frenojë” Rusinë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, aeroplanët F-35A zbarkuan në Bazën Ajrore në Lakenheath, Angli, pasi kanë bërë një udhëtim nga “Hill Air Force Base”, Utah.

“Prania e F-35 mbështet prioritetet e mia për të pasur forca të gatshme dhe të pozicionuara këtu në Evropë”, ka thënë komandanti suprem i NATO-s për Evropën, Gjenerali Curtis M. Scaparrotti në një deklaratë zyrtare.

“Këta aeroplanë, plus më e rëndësishmja, burrat dhe gratë që operojnë me ta, forcojnë kapacitetin dhe aftësinë e aleancës sonë të NATO-s”, citohet të ketë thënë më tej ai.

Kjo vendosje e tyre, sipas mediave të huaja, shënon herën e parë kur aeroplanët amerikanë luftarakë F-35A kanë bërë një dalje në Evropë, edhe pse disa vende tashmë përdorin ato si pjesë të flotës së tyre ajrore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat