‘U shemb qielli, toka po dridhej’. Banorët tregojnë shpërthimin e bombës më të madhe amerikane

Bota

‘U shemb qielli, toka po dridhej’. Banorët tregojnë shpërthimin e bombës më të madhe amerikane

Më: 16 prill 2017 Në ora: 08:18
ilustrim

Dy ditë më parë, SHBA lëshoi në Afganistan “nënën e bombave”, bombën më të madhe jo bërthamore të ushtrisë amerikane. Bomba goditi një bazë të Shtetit Islamik në Afganistan, duke vrarë shumë terroristë.

Banorët vendas kanë treguar se si e përjetuan shpërthimin e bombës së fuqishme.

Të ndodhur disa kilometra larg nga vendi që u godit, banorët thonë se u ndjenë sikur u shemb qielli, teksa panë një flakë të madhe zjarri dhe toka po dridhej.

Pentagoni ka publikuar edhe pamjet ajrore të sulmit të së enjtes, duke shtuar se asnjë civil nuk u vra. Ministria afgane e Mbrojtjes bëri me dije se 36 terroristë të ISIS që u fshehën në tunelet e nëndheshme, mbetën të vdekur pasi aeroplani ushtarak amerikan lëshoi bombën 11 tonëshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat