Medvedev akuzon SHBA: Nuk po luftoni kundër terroristëve

Bota

Medvedev akuzon SHBA: Nuk po luftoni kundër terroristëve

Më: 19 prill 2017 Në ora: 15:18
Kryeministri i Rusisë, Dmitrij Medvedev

Kryeministri i Rusisë, Dmitrij Medvedev të mërkurën akuzoi administratën e presidentit amerikan, Donald Trump se para zgjedhjeve kishte bërë thirrje për luftë kundër Shtetit Islam në Siri, ndërsa tash nuk po lufton kundër terroristëve, por ndaj qeverisë në Damask.

“Gjatë kampanjës parazgjedhore, partnerët tanë amerikanë bënë thirrje për luftë kundër Shtetit Islamik, duke thënë se nuk është i rëndësishëm se çfarë është regjimi në Siri, pasi lufta kundër terrorizmit janë cak kryesor. Por, çfarë shohim tash? Hapi i parë të cilin e ka ndërmarrë administrata e SHBA-ve në lidhje me Sirinë përfundoi me sulm ndaj trupave qeveritare”, tha Medvedev pas prezantimit të raportit vjetor të qeverisë ruse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat