Reagon Trump për sulmin në Paris: “Përsëri po ndodh, kjo nuk përfundon kurrë”!

Bota

Reagon Trump për sulmin në Paris: “Përsëri po ndodh, kjo nuk përfundon kurrë”!

Më: 21 prill 2017 Në ora: 00:02
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dënuar sulmin në Paris që vrau një oficer të policisë, duke thënë se dukej të ishte sulm terrorist.

“Përsëri po ndodh kështu”, tha ai. “Është një gjë e tmerrshme kjo që po ndodh vazhdimisht në botë”.

Trump tha se mësoi për sulmin pak para se të hynte në një konferencë shtypi me Kryeministrin italian Paolo Gentiloni në Shtëpinë e Bardhë.

“Duket sikur një sulm tjetër terrorist dhe çfarë mund të thuash? Kjo nuk përfundon kurrë, ne duhet të jemi të fortë dhe vigjilentë dhe unë këtë e kam thënë për një kohë të gjatë”, ka shtuar Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat