Korea Veriore: Do fundosim me një goditje aeroplanmbajtëset amerikane; a ka marrë dikatori Kim raketat Cirkon nga Rusia?

Bota

Korea Veriore: Do fundosim me një goditje aeroplanmbajtëset amerikane; a ka marrë dikatori Kim raketat Cirkon nga Rusia?

Nga: Fitim Dika Më: 24 prill 2017 Në ora: 13:03
ilustrim

Loja e “pokerit” mes SHBA dhe Koresë Veriore vijon në raundin tjetër. Pas kërcënimeve nga të dyja palët, vijojnë të rriten tensionet edhe më tej. Për shkak se diktatori koreonoverior, Kim Jong Un, ka kërcënuar se mund të shkatërrojë me një goditje flotën detare të Donald Trump.

Kursi i gabuar

Drejtimi i gabuar që mendohej se e kishte marrë aeroplanmbajtësja amerikane USS Carl Vinson, tani udhëton drejt gadishullit korean. Me këtë dërgon paralajmërime presidenti amerikan Donald Trump, si asnjëherë më parë. Kërcënimet e mëparshme kishin ndodhur në kohën kur aeroplanmbajtësja ishte mes ishujve Java dhe Sumatra.

«Me një goditje të vetme»

Megjithatë se kjo do mundësojë zmbrapsjen e diktatorit koreanoverior është vënë në pikëpyetje. Sepse Kim Jong Un e ka quajtur aeroplanmbajtësen amerikane si “kafshë e trashë”.

“Forcat tona janë në gatishmëri që aeroplanmbajtëset nukleare amerikane ti fundosë me një goditje të vetme,” tha udhëheqësi për gazetën qeveritare «Rodong Sinmun» të dielën. Me këtë ne do tregojmë saktë aftësitë tona ushtarake, shkruante në artikullin më tej, përcjell botasot.info.

Testi i parë

Deri tani raketa të tilla që mund të shkatërrojë një aeroplanmbajtëse disponojnë vetëm Kina (Dongfeng 21 D) dhe Rusia (Cirkon). Por mundet që gjatë kësaj kohe të ketë testuar një raketë të tillë edhe Korea Veriore. Ekspertët frikësohen dhe kanë dyshime se një raketë të tillë disponon vendi i izoluar komunist.

Shpresa ekziston se gjatë testimit të fundit të Koresë Veriore raketa shpërtheu pak pasi ishte lëshuar.

Ndihmë nga Rusia

Megjithatë Rusia mund ti jepte ndihmën e nevojshme Kimit. Javën e fundit ishin raportuar autoblinda ruse që udhëtonin në drejtim të kufirit mes Koresë Veriore dhe Rusisë.

Përveç autoblindave ishin raportuar edhe tanke, helikoptera dhe raketat Cirkon. Me ndihmën e Putinit mund të sulmohej aeroplanmbajtësja amerikane, shkruan media zvicerane "Blick"./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat