Tillerson: Veprimi i Rusisë në Ukrainë një pengesë për marrëdhënie më të mira

Bota

Tillerson: Veprimi i Rusisë në Ukrainë një pengesë për marrëdhënie më të mira

Më: 24 prill 2017 Në ora: 13:59
Rex Tillerson dhe Putin

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson theksoi sot gjatë një bisede telefonike me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko se veprimi i Moskës në lindje të Ukrainës përbën një pengesë për një përmirësim të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Rusisë.

“Gjatë kësaj bisede telefonike, që u zhvillua pas vdekjes së një vëzhguesi amerikan të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në lindje të Ukrainës, dy krerët nënvizuan nevojën, për të gjitha palët dhe veçanërisht forcat separatiste të drejtuara nga Rusia, për zbatimin e menjëhershëm të angazhimeve të tyre në kuadër të marrëveshjeve të Minskut për paqen”, sipas zëdhënësit të diplomacisë amerikane, Mark Toner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat