Nëndetësja amerikane arrin në Korenë e Jugut

Bota

Nëndetësja amerikane arrin në Korenë e Jugut

Më: 25 prill 2017 Në ora: 08:19
USS Michigan

Një nëndetëse amerikane ka mbërritur në Korenë e Jugut, mes shqetësimeve për përdorim të ndonjë një rakete tjetër të Koresë së Veriut apo testit bërthamor.

Nëndetësja  e quajtur ‘USS Michigan’ është e armatosur me raketa dhe është vendosur të bashkohet me një grup luftarak të ardhur të udhëhequr nga baza ajrore Carl Vinson.

Koreja e Veriut  feston përvjetorin e 85-të të themelimit të ushtrisë të martën, përcjellë BBC.

Image

Gjatë javëve të fundit, tensionet janë rritur në gadishullin Korean, derisa  SHBA dhe Koreja e Veriut shkëmbejnë retorikë të nxehtë.

Ndërkohë gjithë Senatit të SHBA-së i është kërkuar të marrë pjesë në një konferencë për Korenë e Veriut të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat