‘Do t’ju fshimë nga faqja e dheut!’ Koreja e Veriut mban një stërvitje të madhe ushtarake

Bota

‘Do t’ju fshimë nga faqja e dheut!’ Koreja e Veriut mban një stërvitje të madhe ushtarake

Më: 25 prill 2017 Në ora: 13:59
ilustrim

Kim Jong-un dha një tjetër paralajmërim të ashpër për Shtetet e Bashkuara gjatë pjesëmarrjes në një stërvitje të madhe për lëshimin e raketave balistike, shkruan “Daily Star”.

Stërvitja u mbajt për të shënuar 85 vjetorin e themelimit të ushtrisë të Koresë së Veriut.
Një burim ushtarak pohoi se stërvitja masive u zhvillua në rajonin e Wonsan, ku Kim tentoi të lëshonte një raketë muajin e kaluar.

Shteti diktatorial vazhdoi gjithashtu kërcënimet e ashpra kundër SHBA-së.

“Nëse armiqtë guxojnë të ndërmarrin  veprime ushtarake pavarësisht paralajmërimeve tona të përsëritura, forcat tona të armatosura do t’i fshijnë nga sipërfaqja e tokës nëpërmjet sulmeve të fuqishme parandaluese bërthamore”, tha një deklaratë e forcave të armatosura.

Kim Jong-un kërcënoi gjithashtu SHBA-në se nëse nxiton të ndërmarre një sulm të pamatur, ushtria e tij do t’i jepte dënimin më brutal, nga qiell toka dhe deti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat