Përgjigje ndaj Kim Jong-un: Ushtria amerikane dhe e Koresë së Jugut, stërvitje spektakolare

Bota

Përgjigje ndaj Kim Jong-un: Ushtria amerikane dhe e Koresë së Jugut, stërvitje spektakolare

Më: 26 prill 2017 Në ora: 16:30
Më shumë se 2.000 trupa të Koresë së Jugut dhe Amerikës u përfshinë në stërvitjet e të mërkurës në Pocheon, Korenë e Jugut.

Ushtarët e SHBA-ve dhe të Koresë së Jugut kanë marrë pjesë në një stërvitje të kombinuar si pjesë e stërvitjeve të përbashkëta mes tensioneve në rritje me Phenianin. Ajo vjen vetëm një ditë pasi Veriu zhvilloi stërvitjen “më të madhe ndonjëherë” të artilerisë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, më shumë se 2.000 trupa të Koresë së Jugut dhe Amerikës u përfshinë në stërvitjet e të mërkurës në Pocheon, Korenë e Jugut.

“Lojërat e luftës” u zhvilluan në Fushën e Trajnimit të Zjarrit në Seungjin, rreth 30 kilometra në jug të Zonës së Demilitarizuar (DMZ) që ndan dy koretë.

Ushtrimet, të cilat zgjatën 45 minuta, përfshinë rreth 100 njësi artilerie, 90 automjete të blinduara dhe 50 avionë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut.

Pamjet nga vendi i stërvitjeve tregojnë se “gjurmët me ngjyra” në të gjithë qiellin, ndërsa avionët luftarakë shfaqin forcën e tyre, si dhe tanket e qitjes, re të mëdha të tymit dhe ushtarët që “kërcejnë” nga helikopterët. 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat