Paralajmëron Ban Ki-moon: Bota po shkon drejt asgjësimit atomik

Bota

Paralajmëron Ban Ki-moon: Bota po shkon drejt asgjësimit atomik

Më: 26 prill 2017 Në ora: 22:58
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon paralajmëron se bota po i afrohet gjithmonë e më shumë asgjësimit atomik.

Gjatë fjalimit të mbajtur në “Harvard Kennedy School” në Massachusetts, Ban u shpreh se komuniteti ndërkombëtar duhet ta ruajë presionin e sanksioneve mbi Korenë e Veriut për të ndaluar avancimin e saj nuklear dhe kërcënimet me raketa.

“Bota po lëviz përherë e më shumë drejt anihilimit bërthamor. Kjo është vërtet e frikshme. Situata në gadishullin korean është alarmuese. Kurrë më parë, që prej luftës koreane, tensionet në rajon nuk kanë qenë kaq të larta”, tha Ban Ki-moon, ish-shef i OKB-së.

Ban i është referuar Veriut komunist si një vend që i shkel rregullat më shumë se kushdo tjetër. “Nuk ka të dytë si ai, në historinë e Kombeve të Bashkuara”, tha Ban.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat